Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2022.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01.Nr.15017 i datës 13.05.2022 nga mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa.
2. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit Sh.0.Nr.15084 i datës 16.05.2022, për pasqyrat financiare vjetore të Komunës për vitin 2021.
3. Të ndryshme
Me propozimin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në rend dite hyri edhe pika Propozim-vendim për korrigjimin e projektit “Hartimi, mbikëqyrja e projekteve, punimi I hartave zonale” kodi 20209 të zëvendësohet me projektin ekzistues “Ndërtimi I rrugëve me asphalt, mbushja e gropave dhe shtruarja” kodi 50207.
Të gjitha këto pika u miratuan nga anëtarët e KPF-së, dhe u propozuan për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal. /2LONLINE/