DYLON

KPF nuk rekomandon për Kuvend raportin gjashtëmujor të kryetarit, raportin financiar janar-qershor dhe projekt-propozimin e buxhetit për vitin fiskal 2025

KPF nuk rekomandon për Kuvend raportin gjashtëmujor të kryetarit, raportin financiar janar-qershor dhe projekt-propozimin e buxhetit për vitin fiskal 2025
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, pas një debati polarizues pozitë-opozitë, në mbledhjen e sotme, nuk ka rekomanduar për seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Gjilanit raportin gjashtëmujor të kryetarit Alban Hyseni për periudhën janar – qershor 2024, raportin financiar janar – qershor 2024  dhe projekt – propozimin e buxhetit për vitin fiskal 2025 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2026 – 2027.

Në këtë rast, partitë opozitare (LDK-AAK-Vatra), të cilat votuan kundër, janë arsyetuar se raporti gjashtëmujor i kryetarit dhe raporti financiar tashmë janë jorelevante e post-festum, meqë po përfundon 9-mujori i këtij viti, ndërsa për projekt – propozimin e buxhetit për vitin fiskal 2025, u tha se opozita është përjashtuar nga organizimi i dëgjimeve buxhetore.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili ishte i pranishëm në KPF, ka thënë se arsyetimet e opozitës janë të paqëndrueshme dhe tendencioze. Ai tha se projekt propozimi i buxhetit është obligim ligjor që të shkojë për miratim në seancën e Kuvendit.  

“Raportimi përmes dëgjimit publik me qytetarët dhe raportimi në Kuvendin Komunal, janë dy cështje të ndara, Është obligim imi me ligj që të raportojë edhe në dëgjim publik me qytetarët, e edhe në Kuvend, përndryshe penalizohemi nga grantet e performancës. Arsyetimi se keni qenë të përjashtuar nga dëgjimet buxhetore nuk qëndron sepse materialet dhe orarin e keni marrë me kohë. Raportet janë gjithmonë post-festum sepse nuk mund të raportojmë pa përfunduar 6-mujori”, ka thënë kryetari Hyseni, të cilin e ka mbështetur edhe shefja e Grupit të Këshilltarëve të VV-së, Krenare Latifi Kqiku.

Ndërkohë, Kuvendi ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend raportin i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2024, vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësistë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për komunën e Gjilanit, projekt-rregulloren për ndarjen e bursave  dhe diskutimin rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e margjinalizuara. 

Ndërkaq, në këtë mbledhje, KPF nuk ka rekomanduar për Kuvend kërkesën e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, për themelimin e Inkubatorit të Biznesit në një hapësirë prej 15 hektarësh

Raporti e votimit pro (VV-PDK-AAK) dhe kundër (LDK-Vatra) ishte i barabart (4 – 4) dhe në këtë rast kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, ka shfrytëzuar të drejtën e votimit të dyfishtë për të mos e rekomanduar për Kuvend këtë kërkesë me arsyesimin se Komuna ka Inkubator të Biznesit.

“Ta dini të gjithë që ju që keni votuar kundër se flitet për një hapësirë 15 hektarëshe e për fonde të cilat i kemi të garantuara. Komuna me këtë rast po humbë projekt i cili gantaton zhillim të bizneseve, punësim e përgatitjen e të rinjve për tregun e punës. Ju po e pengoni të ardhmen e fëmijëve të kësaj komune”, ka nënvizuar kreu i Komunës, Alban Hyseni. 

Ndërkohë, në mungesë të raporteve përmbledhëse, KPF ka shtyrë për një mbledhje tjetër Raportin e punës së Ndërmarrjeve Publike Lokale: “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe “Ecohigjiena”,, sikurse edhe Raportin për përfundimin e gjysmë-vjetorit të dytë shkollor 2023-2024, ndërkaq për pikat tjera u tha se janë të panevojshme për të qenë pjesë e diskutimeve në Kuvend. KPF, në fund, nuk ka rekomanduar për Kuvend as kërkesën e VV-së për bartjen e 2.5 milionë eurove. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.