DYLON

Komuna e Vitisë vazhdon me punimet e sinjalistikës rrugore

Komuna e Vitisë vazhdon me punimet e sinjalistikës rrugore
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Inspekcionit, po vazhdon punimet në vendosjen e sinjalistikës rrugore në këtë komunë.

Me këtë rast në qytetin e Vitisë, por edhe jashtë saj kanë vazhduar punimet në vendosjen e sinjalistikës rrugore, qoftë në sinjalizimin horizontal, vertikal apo edhe me vendosjen e shenjave të trafikut.

EkoHigjiena

Këto punimet nga afër i ka vizituar edhe drejtori i kësaj drejtorie, Adnan Imeri, i cili edhe ka folur për këto punime.

“Mbrëmë gjatë orëve të vona ishim në inspektim së bashku me Inspektorin e komunikacionit, Bushat Zuka si dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Basri Aliu, me qëllim të inspektimit dhe rregullimit sa më mirë të shenjave të komunikacionit. Gjatë kësaj jave janë vendosur brenda qytetit të Vitisë shenjat e komunikacionit horizontal, vendkalimet e këmbësoreve, shenjëzimi i rrugëve si dhe rregullimi i parkingjeve publike”, u shpreh drejtori Imeri.

Ai tha se drejtoria e Inspeksionit është e përkushtuar që ti vendos dhe rregullojë shenjat e komunikacionit në Komunën e Vitisë me qëllim të rritjes së vazhdueshme të sigurisë së pjesëmarrësve në trafik.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.