DYLON

Kryetari Rahimaj: 3.5 milionë euro për Stadiumin e parë të Atletikës në Kosovë

Kryetari Rahimaj: 3.5 milionë euro për Stadiumin e parë të Atletikës në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryetari I Komunës së Kamenicës. Kadri Rahimaj ka thënë se Kamenica po shënon historinë me investimin më të madh në sport, investim ky që Kamenicës i siguron rrugën për t’u bërë nikoqire e shumë garave ndërkombëtare.

“Gur-themel më të rëndësishëm në sport, nuk besoj se do të ketë edhe në të ardhmen për qytetin tonë. Ky stadium i kategorisë së tretë me standarde të përcaktuara nga Federata Botërore e Atletikës është i vetmi në Kosovë e në regjion. Ky investim do të ketë impakt edhe në zhvillim të talentëve të rinj dhe në zhvillim ekonomik të vendit”, ka thënë Rahimaj.

EkoHigjiena

“Ta gëzojnë Klubi i Atletikës “Rogana” këtë investim së bashku me trajnerin e dëshmuar të klubit Zijadin Kryeziu”.Faleminderit Kryeministrit Kurti, Ministrit Çeku dhe Zv.ministres Osmani për mbështetjen e plotë”, ka thënë i pari i komunës së Kamenicës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.