DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2024

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2024
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në Viti ka mbajtur sot mbledhje tetë të rregullt. Fillimisht gjatë këtij takimi kryesuesi Bekim Azizi, i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë e të cilët kryesisht kanë kaluar edhe përmes këtij organi.

Ai tha se të gjitha aktet e miratuar në mbledhjen e fundit janë vlerësuar si të ligjshme. Ndërkaq para fillimisht të shqyrtimit të pikave të parapara me rend të ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të kësaj komune. Kurse në emër të ekzekutivit i pranishëm në këtë takim ishte edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj mbledhje jashtë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

 Procesverbali nga mbledhja e njëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa.

 Propozim vendimi për miratimin e listës se veçantë të pronave të paluajtshme të komunës, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjate vitit 2025.

 Propozim vendimi për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave për dhënien e pronës se komunës ne shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë .

Poashtu u prezantua edhe Raporti për zbatimin e Planit të Integritetit të Komunës së Vitisë.

Ndërkaq jashtë rendit të ditës u shqyrtuan dhe u votuam me shumicë votash edhe:

 Propozim plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2025.

 Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2025.

Përndryshe bëhet me dije se këto pika do të shkojnë për procedim të mëtutjeshëm në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë që pritet të mbahet kah fundi i këtij muaji. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.