Platforma e Qeveris së Kosovës është e papranueshme dhe e mangët, kur është fjala për Luginën e Preshevës. Në këtë dokument që u pasqyrua në media shkruhet se gjatë negociatave Prishtinë -Bruksel , nga ky ekip do të kërkohet vetëm të ketë reciprocitet në mes të banorëve serb të Kosovës dhe Shqiptarëve të mbetur padrejtësisht nën Serbi.
Kështu shprehet, Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare “vatra”, sipas të cilit, kjo është një qasje e gabuar nga ky ekip negociator dhe kjo pjesë është e formuluar gabim në tërësi, e besa edhe me një sy hilesh e inatesh.
“Si është e mundur që një shqiptar normal të pajtohet me lënien e Luginës së Preshevës nën Serbi. Ky ekip në dokumentin e tij udhërrëfyes duhet ta ketë në preambulën e sajë bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës. Idenë e bashkimit të Luginës me Kosovën nuk e solli Thaçi, atë e solli populli shqiptar i luginës, me referendumin e vitit 1992 me luftën e përgjakshme çlirimtare të vitit 2000-2002”, thotë Kadriu.
Sipas tij, krerët e partive politike që marrin pjesë në ekipin negociator, nuk duhet që për inate të z. Thaçi të dalin besa edhe kundër Luginës së Preshevës.
“Lugina e Preshevës nuk ka asgjë të lidhur me asnjë lider politik. Ne kemi bërë luftë dy dekada për bashkim me republikën e Kosovës, prandaj “për inati të resë nuk është në rregull të luteni të vdes djali!”. Për inati të Thaçit të pengojmë Luginën , kjo teori nuk funksionon dhe nuk është praktike”, thotë Kushtrim Kadriu i “Vatrës”.