DYLON

Gjilani bënë bashkë gjimnazin e Lezhës dhe Gostivarit, Lutfi Haziri thotë se ky është bashkim kombëtar

Gjilani bënë bashkë gjimnazin e Lezhës dhe Gostivarit, Lutfi Haziri thotë se ky është bashkim kombëtar
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, organizuar nga gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan, është mbajtur një program i pasur kulturor-artistik, ku festës i është bashkuar edhe gjimnazi i Lezhës dhe ai i Gostivarit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ngjarja e sotme dëshmon se bashkimi kombëtar de fakto ka ndodhur në Gjilan.

“Faleminderit drejtorit të Gjimnazit “Zenel Hajdini” që sot na ka bashkuar. Falënderoj edhe drejtoreshat e Gjimazit të Lezhës dhe Gostivarit. Unë jam njëri prej atyre që sot kam nderë të veçantë për t’ju uruar 11-vjetorin e lindjes së Kosovës, Pavarësisë tonë, por ajo që e bën të veçantë është se unë jam edhe nënshkruesi i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në emër të qytetarëve të Gjilanit por edhe të Kosovës. Jam edhe ish gjimazist i po këtij Gjimnazi, “Zenel Hajdini,” kam luajtur në këtë sallë dhe kam mësuar në këtë shkollë sikurse ju tash”, tha Haziri.

EkoHigjiena

“Mund të urojmë gjithmonë këtë bashkim që gjimnazi i Gjilanit, Strugës Lezhës dhe kërkesën e juaj kur bërtitni për Shqipëri etnike, atë e bëni ju dhe vetëm ju e realizoni sepse de fakto ky bashkim po ndodhë dhe po ndodhë në Gjilan. Na mbetet neve që t’i largojmë barrierat e bashkimit, barrierat dhe pengesat që nuk lejojnë që të mësojmë me një kurrikulë, me një libër, me një rrugë të përbashkët, e cila nuk e dallon gjimnazistin e Strugës, Lezhës apo Gjilanit”, theksoi Haziri.

Në këtë ngjarje, kryetari Haziri ka kujtuar me dhembje edhe tragjedinë e Gostivarit, ku disa të rinjë kanë humbur jetën, duke thënë ne e ndajmë dhimbjen me ato familje dhe me komunën e Gostivarit në përgjithësi.

Më pas, është shfaqur programi kulturor i përgatitur nga nxënësit e gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.