Ka një kohë të gjatë që idetë për shkëmbime territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë vijnë para publikut edhe nga ana e faktorit politik relevant serb të cilat ide u hodhën në publik si ide për ndërrimit e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kushtirm Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare Vatra, thotë se është moment i volitshëm që një herë e mire të zgjidhet problemi në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan, e ku nyje e problemit është Kosova Lindore , përkatësisht komunat e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, të cilat në rast se vazhdojnë të mbetën të pushtuara nga ana e Serbisë, siç janë tani, nuk do të ketë stabilitet dhe rehati në Ballkan.
Kadriu thotë se si të tilla do të jenë një bombë me sahat ku nga çasti në çast do të mund të shpërthej një destabilitet për politikën dhe sigurinë e gjithë Ballkanit. Idetë e tilla për shkëmbim territoresh duhet të shtyhen nga politikëbërja Kosovare si dhe ajo e faktorit ndërkombëtarë, nëse duan një regjion të qetë pasi që ka ardhur koha e zhvillimit të një jete të qetë për popullin e Ballkanit në të mirë të kalimit të problemeve ndërfqinjësore.
“Duhet të ndodhë shkëmbimi i territoreve me Serbinë, duke pas parasysh se Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, juridikisht janë në administrim serb, ndërsa, tri komunat me shumicë shqiptare në Kosovën Lindore, janë të administruar me politikanë shqiptarë, por që janë më të prapambeturat në investim ekonomik dhe zhvillim nga qeveria serbe”, thotë Kadriu i Vatrës.
Sipas tij, si zgjidhje afatgjate dhe e vetme është bashkimi i tri komunave me shumicë shqiptare me Republikën e Kosovës, ndryshe, Kosova do t’i humb edhe veriun e Mitrovicës edhe Kosovën Lindore.