Nëse dëshironi që mushkëritë tuaja të jenë të shëndetshme, atëherë lënia e duhanit është gjëja më e mirë, por ajo që gjendet në pjatën tuaj është po aq e rëndësishme.
Në një studim janë përfshirë 680 persona, ku disa prej tyre nuk pinin duhan, disa ishin ish-duhanpirës dhe duhanpirës.
Studiuesit kanë ardhur në përfundim se sa më shumë që kanë ngrënë mollë, banane dhe domate ish-duhanpirësit, aq më pak kanë pasur dëme në mushkëritë e tyre gjatë kësaj periudhe.
Grupi i dytë i antioksiduesve që quhen flavonoide, gjithashtu janë përgjegjës për këtë. Këta përbërës gjenden në shumicën e pemëve dhe perimeve dhe e bëjnë frymëmarrjen më të lehtë.
Kjo sqarohet pse mollët dhe bananet janë të lidhura me zvogëlimin e rreziqeve të funksionimit të mushkërive.
Këto ushqime ndihmojnë në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara, që ka ndodhur për shkak të pirjes së duhanit. Në anën tjetër, domatet për shkak të sasisë së lartë të likopenit, e ul rrezikun e paraqitjes së kancerit të mushkërive për 52 për qind.