Dy mollë në ditë të mrekullueshme për zemrën tuaj

Dy mollë në ditë të mrekullueshme për zemrën tuaj

Konsumimi i dy mollëve në ditë, mund ta zvogëloj dukshëm rrezikun e sulmit në zemër.

Në një eksperiment të bërë, është vërejtur që pjesëmarrësit e studimit, të cilët e kishin patur nivelin e e lartë të kolesterinës në gjak, pas tetë javëve që kishin ngrënë çdo ditë ka dy mollë, niveli I kësaj yndyre kishte rënë gati për 5%.

Sipas autorëve të studimit, ky eksperiment ka dëshmuar, që me anë të ndryshimeve të vogla të dietës ne mund ta parandalojmë rritjen e nivelit të kolesterinës në gjak, respektivisht mund ta parandalojmë sulmin në zemër, shkruan Dailymail.

Mollët përmbajnë fibra të shëndetshme, të cilat shkaktojën që bakteret e mira në zorrë, të kontrollojnë nivelin e yndyrës në gjak. Gjithashtu ato përmbajnë polifenole, të cilat janë materie ushqyese të gjendura edhe në çajra dhe verë.

Ky efekt është vërejtur më mirë tek femrat sesa tek meshkujt, edhe pse aryseja ende nuk dihet, gjithsesi duhet studime të tjera për ta konfirmuar këtë teori plotësisht.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “American Journal of Clinical Nutrition”.

KOMENTE