Dy motra prej një rraje edhe mund të hidhërohen, por herët a vonë, do të pajtohen se s’bënë! Ato edhe nëse nuk mund ta ndihmojnë njëra tjetrën, do të ishte mirë që së paku të mos dëmtohen ndërmjeveti!
Shkruan: Arsim KASTRATI
Tekefundit, motra Shqipëri le të zhvillojë relacione dhe le të nënshkruajë partneritete me kë të dojë, vetëm se mos të hidhërohet nëse Kosova nuk pranon të hyjë në relacione asimetrike dhe nënshtruese me armiken e saj Serbinë!
Nëse për Kosovën në raport me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën ka dështuar CEFTA, si do të funksiononte i ashtuquajturi Mini Shengen i Rama-Vuqiqit?
Është e vërtetë që edhe politikanët kosovarë rrinë dhe bisedojnë me politikanët e Serbisë, por ato bisedime bëhen në kuadër të zgjidhjes së konfliktit Serbi-Kosovë dhe zhvillohen me ndërmjetësimin e fuqive botërore të cilat janë garantuese të integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe të paqes në rajon.
Ato që nuk po arrin t’i pajtojë, Amerika dhe Gjermania, vështirë se i pajton Shqipëria.
Kosova është në konflikt me Serbinë dhe pa u zgjidhur ky konflikt, motra e saj Shqipëria bënë mirë të mos e thërras atë, në ndejat e saja me Serbinë!