• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Oda e Afarizmit kërkon nga BQK të përkrah bizneset dhe të mbajë premtimet

Redaksia 2LONLINE 23 Dhjetor, 2019 3 min
 Oda e Afarizmit kërkon nga BQK të përkrah bizneset dhe të mbajë premtimet

Oda e Afarizmit të Kosovës edhe njëherë kërkon nga Guvernatori dhe Banka Qëndrore që të ulë tarifat e mirëmbajtjes së llogarive nga bankat komerciale, të heq kamatën prej 5% për para të imta, të bëjë unifikimin e POS-ave dhe të ulë tarifat e pagesave nga VISA dhe MASTERCARD të cilat janë deri në 1000% më shumë se rajoni.

Këto kërkesa po përsëriten duke e marrë parasysh se jemi në fundvit dhe OAK ka pas dy takime gjatë këtij viti me guvernatorin dhe dhjetëra takime me bizneset në lidhje me këto probleme.

Gjatë takimeve OAK ka kërkuar:

Të largohet kamata prej 5% për para të imëta prej bankave komerciale, për kthimin e parave metalike në kartmonedha.

Kosova ka tarifat më të larta të Master dhe Visa Card në rajon, derisa në Serbi tarifat në shkëmbim janë 0.2 deri 0.3%, Kosova për transaksione më pak se 25 euro e ka 0.8% apo 400% më të lartë dhe tarifat tjera variojnë nga 1.2 deri 2% apo rritje nga 600% deri në 1000% më të larta. Ndërsa tarifat e pagesave nga POS-ët në markete po sillen nga 1.3 deri në 2%

Disa nga problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset gjithashtu janë edhe: numri i ulët i bankomatëve dhe numri i degëve të bankave në komuna, ku pas kontaktimit nga disa biznese anëtare, OAK u informua që në Raiffeisen Bank bizneset nuk mund të deponojnë qarkullimin ditor, nëse vlera e tij është nën 10.000€. Një kufizim i tillë nuk vlen për deponimet që kalojnë shifrën prej 10.000€. Për të kryer një shërbim të tillë, bizneset po obligohen që këto dorëzime t’i bëjnë në ndonjë nga pikat më të afërta të kësaj banke, në ndonjë nga qytetet tjera.

Shqetësim tjetër është mungesa e sigurisë gjatë deponimit në ATM, kufizimi i shumës që deponohet dhe mundësia deponimit të parave “cash” në ATM. Këto po ju shkaktojnë ngarkesë të madhe financiare bizneseve dhe është duke i dëmtuar në punën e përditshme të tyre.

Oda e Afarizmit të Kosovës fton edhe njëherë Bankën Qendrore të Kosovës që t’i marrë parasysh këto vërejtje, t’i dal në ndihmë biznesit dhe qytetarëve që do të ndikoj në rritjen e pagesave, rritjen e biznesit dhe zvogëlimin e informalitetit në vend.

Po ashtu, OAK fton bizneset të adresojnë problemet tek Oda e Afarizmit të Kosovës ose në divizionin e ankesave në BQK.

Etiketa:bizneset BQK Oda e Afarizmit Oda e Afarizmit të Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita

12 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

12 Gusht, 2022
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Karaçevë

12 Gusht, 2022
Sport

Ballkani ia del falë penalltive

11 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Panairi “e JONA”: Promovim biznesi, panair shitës, koncerte festive…

27 Korrik, 2022

AAK-ja e Gjilanit e përkrah protestën e sotme të bizneseve që operojnë në rrugën hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc

18 Korrik, 2022

Dhoma e Tregtisë: Të lejohet puna e PayPal-it në Kosovë

13 Korrik, 2022

OAK takohet me Odën Ekonomike të Malit të Zi

3 Qershor, 2022

OAK dhe kërkon nga KPMM përkahje për sfidat e mëdha të bizneseve

2 Qershor, 2022

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com