Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve të Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji, kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros.
Janë ftuar 26 futbollistë për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.
Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve. /2LONLINE/