DYLON

Në trajnimin e radhës në kuadër të projektit SIAHDPC po merr pjesë edhe një ekip i UKZ-së

Në trajnimin e radhës në kuadër të projektit SIAHDPC po merr pjesë edhe një ekip i UKZ-së
Avatar photo Redaksia

Një ekip i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan i përbërë nga Prof. Ass. Dr. Arben Sahiti, Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu në lidhje online, Ass. Arbenita Kosumi, Ass. Detrina Alishani Sopi, Mensur Ajeti nga zyra e financave dhe Luljete Berisha e Betim Berisha nga zyra për bashkëpunim ndërkombëtar në UKZ, këtë javë kanë marrë pjesë në trajnimin në kuadër të projektit SIAHDPC.

Trajnimi ka pasur të bëjë me procesin e finalizimit të lëndëve të cilat do të pilotohen gjatë vitit akademik 2022/2023, siç janë: ndërlidhja e lëndëve me Entrecomp dhe Digicomp si dhe rreth qendrave digjitale që do të krijohen.

EkoHigjiena

Ndërkohë, në kuadër të këtij trajnimi qw po mbahet në kolegjin Heimerer , do të mbahet edhe dissemination/ promovimi i këtij projekti, ku Prof. Ass. Dr. Arben Sahiti do të mbaj një prezantim mbi Inovacionin dhe Ndërmarrësin.

Projekti SIAHDPC financohet nga programi ERASMUS + dhe do të zgjas deri në fund të vitit 2023.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.