Pasditen e sotme në Gjilan ndodhi një aksident zingjiror, ku nga goditjet e një automjeti transportues pësuan dhjetra makina të tjera, që për pasojë 1 person ka vdekur, dhjetra të lënduar po trajtohen në Spitalin e Gjilanit dhe dy të tjerë në QKUK.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit, ndërsa u ka dëshiruar shërim të lënduarve të tjerë të përfshirë në aksident.
Ky është postimi i tij i plotë:
“I prekur thellë nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në Gjilan. Të gjitha ekipet mjekësore në Spitalin e Gjilanit por edhe në QKUK janë në gjendje gatishmërie për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për të lënduarit nga ky aksident.
Lutjet tona janë me të lënduarit dhe familjarët e tyre. Familjes Çoçaj ngushëllime për humbjen e madhe”.