DYLON

Policia: Brenda ditës 67 aksidente trafiku, 1 me fatalitet

Policia: Brenda ditës 67 aksidente trafiku, 1 me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 87 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 67 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 24 me të lënduar dhe 42 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Janë arrestuar 13 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Vushtrri 18.09.2024-11:55. Raportohet për  një aksident trafiku në mes  të një veture dhe një kamioni, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar. I njëjti  ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.