Kadriu: “Lutemi që të mos shohim kurrë më pamje të tilla!”

Kadriu: “Lutemi që të mos shohim kurrë më pamje të tilla!”

Aksidenti i pasdites në Gjilan ka lënë për pasojë një të vdekur, dhjetra të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit dhe ka uruar shërim për të lënduarit e tjerë.

Ky është postimi i plotë i tij:

“I tmerruar nga tragjedia që sot ndodhi në Gjilan, si pasoj e një aksidenti zingjiror e për fat të keq me viktima dhe shumë qytetarë të lënduar. Lutemi që kurrë në jetë të mos shohim të tilla pamje.

Ngushëllime familjes Çoçaj!

Shërim të shpejtë gjithë të lënduarëve!

KOMENTE