Në 20 vetorin e Çlirimit të Komunës së Vitisë, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani së bashku me Kryetarin Haliti bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Ish –presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur kurora lule në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të nderuar ata që dhanë edhe jetën për lirinë e vendit. Këto homazhe u bënë për nder të 14 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë.
Gjithashtu sot Kryetari Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë pritur në takim ish-presidentin Nishani ku ndër tjerash kryetari Haliti e falënderoj atë për gatishmërinë e që ka shprehur ish presidenti i shtetit Shqiptar që në 20 vjetorin e Çlirimit të kësaj komune të jenë në Viti.
Përndryshe sot në sheshin e qytetit të Vitisë, duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet edhe ceremonia zyrtare për shpalljen qytetarë nderi ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Ish-presidentën e Republikës së Kosovës, Atifite Jahjaga.
Ndërkaq në ora 12:00 në qendër të qytetit do të mbahet edhe defileu i mekanizmave institucionale, grupeve kulturore-artistike e sportive të kësaj komune.
Përndryshe gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohen edhe aktivitetet e tjera. Homazheve ju janë bashkangjitur sot shoqatat të dalura nga Lufta e UÇK-së, përfaqësues të subjekteve politke, familjar të dëshmorëve dhe shumë të tjerë.