Një ekip kujdestar nga Klinika e Gastroeneterologjisë në QKUK, i përbërë nga mjekë gastroeneterolog, anesteziolog dhe infermierë, intervenuan te një pacient për t’ia ndalur gjakderdhjen gastrointestinale, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Pacienti kishte gjakderdhja akute nga një ulçerë “Forrest Ib” në apeks në afërsi të murit të pasëm të bulbusit, e cila e kishte shoqëruar për tri ditë me radhë.
Pas ndërhyrjes së mjekëve, pacienti 55 vjeçar, i shtrirë në Njësinë Koronare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i shpëtoi intervenimit kirurgjik dhe tash është në gjendje të mirë shëndetësore, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/