Hidromorava në Gjilan ka një njoftim për konsumatorë
KRU “HIDROMORAVA” SH.A. GJILAN
NJOFTIM
Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë që sot, me daten 27.10.2021 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për lagjet: Idriz Seferi, Livoç i Ulët, Hysen Terpeza, Rruga e Kumanovës, Xheladin Kurbaliu, Kodra e Dëshmorëve si dhe Lagjja e Tetë.
Pasi që sot, në kuadër të planeve operative për ngritjen e shërbimeve dhe kualitetit të ujit, KRU “Hidromorava”, do të bëjë pastrimin e sistemit të gypave prej FPU Velekincë dhe rezervarëve që furnizojnë konsumatorët nga kjo pikë furnizuese.
Pas përfundimit të procedurave të pastrimit, uji në rubinetat tuaja mund të jetë pak i trubullt, por kjo nuk duhet të ju shqetësojë, sepse vetëm pas disa minutave uji do të jetë i pastërt me kualitet të lartë për përdorimin e ujit të pijshëm dhe shërbimeve ndaj nevojave të konsumatorëve.
Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni
Tel:044983071, fix:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.
Ju faleminderit për mirëkuptim
