Dy tifo grupet e klubeve të futbollit, Intelektualët dhe Skifterat, i kanë dhënë mbështetje rekorde kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë takimit të bashkëbisedimit ku morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës dhe shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli, bartësi i listës zgjedhore, Avdyl Aliu, sikurse edhe kandidatët për Asamble, Gentrit Murseli, Imran Haziri, Diana Toska, Driton Nuhiu, Gresa Avdiu, Drenushë Maloku, Lutrim Bllaca e Valdrin Halimi.
Në emër të tifo klubit Intelektualët ka folur kryetari Taulant Byqmeti, ndërkaq në emër të Skifterave ka folur Shkëlqim Limoni, të cilët e kanë falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme të të gjitha kërkesave të tyre.
E kryetari Haziri ka thënë se mbështetje e Intelektualëve dhe e Skifterave e bën krenar dhe më të përgjegjshëm.
“Intelektualët dhe Skifterat janë dy grupet e tifozerive fantastike të Dritës e Gjilanit, më të zjarrtat në këtë regjion të Ballkanit Perëndimor, të cilët na bëjnë krenarë gjithmonë në tribuna. Me të gjitha kapacitetet tona komunale i kemi mbështetur dhe kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në mandatin e ri. Sa i përket Stadiumit të Qytetit, arsyeja e vonesës së përfundimit është harmonizimi i projektit me FFK dhe me UEFA-n, si stadium i kategorisë 4B, me vlerësim teknik me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Faza e parë do të përmbyllet brenda pak muajsh, derisa projekti total do të përmbyllet në fund të vitit të ardhshëm. Po ashtu, është duke u ndërtuar edhe stadiumi i tretë ndihmës, derisa te palestra Bashkim Selishta – Petriti do të bëhet edhe pishina olimpike. Mbështetja e juaj më bën krenar dhe më të përgjegjshëm në punë. Ju falëmnderit nga zemra. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
#LDK160 #LDKGjilan
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/