DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe në dhjetëditëshin e dytë të muajit që jemi.

Riga të intensitetit të dobët deri mesatar do të vazhdojnë edhe ditën e hënë.

EkoHigjiena

Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve.

Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jen rreth zeros.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.