1 metër autostradë simbolike “inagurohet” të premten në Rumani, ku është planifikuar edhe një grevë 15 minutëshe në të gjithë vendin.
Organizatori do të tërheqë vëmendjen për infrastrukturën e keqe në vend dhe mungesen e autostradave.
Sot në Rumani do të “inagurohet” ky 1 Metër autostradë në afërsi të qytetit Suceava në verilindje të vendit. “Ndërtuesi” është Stefan Mandachi, një sipërmarrës 33 vjeçar që e ka financuar nga xhepi këtë copë autostradë me katër korsi. Kostoja e përgjithshme 4500 euro. Sipas të dhënave zyrtare e njëjta pjesë autostrade, 1 Metër kushton katër herë më shumë.
Rajoni i Bukovinës bën pjesë tek rajonet më të bukura të Rumanisë, por e ka shumë të vështirë të komunikojë me pjesën tjetër të vendit. Një rrugë kombëtare dhe një lidhje me tren ekziston vërtet, por gjendja e tyre në shumë pjesë është e keqe. Nuk ka autostradë që të çon në Suceava dhe rrethina. Disa herë kanë premtuar politikanët e të gjitha partive ndërtimin e një autostrade veri-jug dhe lindje-perëndim. Të dyja akset rrugore do të kishin lidhje me Bukovinën. Por , deri më tani nuk është ndërtuar asgjë.
Infrastruktura rumune është në gjendje të vështirë. Me rrjetin e autostradave prej 800km e të ndërprerë në shumë pjesë, Rumania është në fund të renditjes në BE. Spanja kryeson në BE me 15.000 km autostradë, e ndjekur nga Gjermania me 13.000 km. Hungaria, dy herë e gjysmë më e vogël si vend se Rumania, e ka gati tre herë më të gjatë rrjetin e autostradave.