Në tentimin e pestë me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka ratifikuar Projektligjin për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, për këtë marrëveshje votuan 80 deputetë, 11 ishin kundër.
Seanca ishte ndërprerë katër herë pasi deputetët e Vetëvendosjes kishin hedhur gaz lotsjellës duke e penguar votimin, derisa shumë prej tyre për këto veprime kundërshtuese edhe ishin përjashtuar nga seanca.