Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar kundër disa grafiteve që janë shkruar nëpër mure me përmbajtje kërcënuese për komunitetin serbë, të cilat i ka cilësuar si raste të izoluara. “Grafitet janë raste të izoluara, nuk e prishin tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare”, ka thënë ai.
“Komuna e Gjilanit i cilëson të papranueshme këto grafite dhe si raste të izoluara. Këto grafite në anjë mënyrë nuk e prishin tolerancën e shkëlqyeshme ndëretnike dhe ndërfetare që mbizotëron në Gjilan. Komuna e Gjilanit nga shumë organizata të fuqishme botërore është marrë shembull për kultivimin e dialogut dhe tolerances ndëretnike dhe ndërfetare. E falënderoj Policinë e Kosovës për efikasitet dhe zbatim të ligjit”, thuhet në reagimin e kryetarit të Gjilanit.