Momente kruciale historike po kalon Kosova ku rregullimet e hartës ballkanike në raport me shqiptarët, duhet te kenë një epilog. Prandaj duhet të hapin debatin për çështjen e Luginës së Preshevës.
Nga: Izmi Zeka
Jo vetëm që është obligim historik por edhe ri-rregullim i plotë i Kosovës me pjesët e shkëputura në kohën e Jugosllavisë.
Nuk duhet të jetë më tabu kjo çështje siç nuk duhet të jetë tabu edhe çështja e shqiptarëve të Maqedonisë. Nuk mundemi të mbetemi rob i politikave të këqija historike.
Për stabilitet të qëndrueshëm dhe rregullim të raporteve me serbin dhe jo vetëm me Serbinë duhet patjetër të bisedohet në Bruksel dhe të zgjidhet përgjithmonë çështja e Luginës së Preshevës.