DYLON

Edhe Hidromorava pjesë e Konferencës dhe Ekspozitës së Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB

Edhe Hidromorava pjesë e Konferencës dhe Ekspozitës së Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB
Avatar photo Redaksia

Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB, u mbajt me sukses për të 12-in vit me radhë nga data 5 deri më 7 nëntor 2024.

Në këtë ngjarje, KRU Hidromorava u përfaqësua nga Bordi i Drejtorëve, i udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Filloretë Gashi, Menaxhmenti i Lartë dhe stafi i Kompanisë, i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Ymer Salihu.

EkoHigjiena

Tema kryesore e konferencës këtë vit ishte “Bashkëpunimi fqinjësor: Promovimi i paqes përmes menaxhimit ndërkufitar të ujërave”. Gjatë konferencës u trajtuan edhe tema të tjera profesionale, të cilat u prezantuan nga panelistë të ndryshëm, profesionistë të fushave përkatëse, si dhe nga Forumi i Profesionistëve të Rinjtë.

Pjesë e ngjarjes ishin dhe disa workshop-e, përfshirë Workshopin “Zotërimi i Programit Benchmarking HUB për Kosovën dhe Shqipërinë: Përdorimi i Platformës UBP për Optimizimin e Performancës”.

Konferenca u mbyll me mesazhe të forta për përmirësimin e shërbimeve dhe investimet në sektorin e ujërave dhe kanalizimeve, si dhe për rëndësinë e kursimit të ujit, njofton Hidromorava.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.