DYLON

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut mirënjohje komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut mirënjohje komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës
Avatar photo Redaksia

Sot, në Ministrinë për FSK-në, qëndroi një delegacion i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, në krye me drejtorin e QKTGJK, dr. Bukurije Zhubi të cilit u pritën nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe koloneli Xhevdet Tahiraj, drejtor i Departamentit të Mjekësisë të FSK-së.

Në emër të QKTGJK-së, drejtoresha dr. Bukurije Zhubi i dha mirënjohje komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës me motivacionin për kontributin, promovimin dhe organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ka falënderuar personelin e QKTGJ-së, për mirënjohjen si dhe njëherësh ka premtuar vazhdimin e këtij bashkëpunimit si dhe dhënien e ndihmave për këtë qendër të dhurimit të gjakut.

EkoHigjiena

Dr. Bukurije Zhubi tha se FSK-ja është donatori kryesor i dhurimit të gjakut në nivel kombëtar, për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, si dhe ka ndihmuar dhe po ndihmon edhe në forma tjera për organizimin e dhurimit të gjakut edhe jashtë kazermave të FSK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.