DYLON

Unë e desha heroin tim të gjallë buzagaz

Unë e desha heroin tim të gjallë buzagaz
Avatar photo Redaksia

Nga: Izmi Zeka

Një natë e errët kur Prishtina vlonte nga zhurma e këngëve e shëtitjet sa ngaherë të kapin drithërimet dhe shpirti të vlon nga buzagazi i shpirtit të lirë i jetës që nuk kthehet mbrapa. Në anën tjetër televizionet me politikan që krijon përshtypjen se jeta lindi këtu mes nesh dhe të tjerët janë merimangat që shtrijnë trupin ngado e kudo ku gjejnë vend.

EkoHigjiena

Atje përskaj Kosovës netët kanë dhimbje e herë herë shpresë.

Sa herë që zgjohem këto ditë nuk e di pse ama kam frikë nga paqja e vyshkur e sidomos kur shohë fëmijët e dalldisur duke lozur me buzëqeshjen e panda. Kam frikë nga paqja që as vet nuk e di pse. Ndoshta pse kam dëgjuar për jetën e djeshme, për nënat që mbetën pa fëmijë, baballarët pa familjar, ndoshta pse unë jam frikacake e rritur në paqe dhe të djeshmen e kam vetëm të dëgjuar dhe kujtim i hidhur.

Ndoshta kur të bëhem e zonja edhe unë si të tjerët nuk do ta ndjejë frikën ama tash nuk kam shpjegim pse kjo po ndodh me mua.

Harrova të ju them se babin tim e hëngri paqja. Ai ishte ai polici me plot jetë, ku ekranet, portalet ishin të mbushur me fotografinë e tij. Sa herë e pyesja për të djeshmen ai vetëm heshtke. Thua se diçka kishte në shpirt.

Atë ditë që iku unë isha në gjumë. E më mirë tani po them mos të zgjohesha fare. Kam frikë nga paqja. Mendohem e them me vete e pse babai im të vdiste kur liria i kishte rrënjët në gjak e pse, pse që nuk po mundem të gjejë përgjigje ka disa ditë,

Nëna më shikon shpesh dhe nuk flet fare. Nga tradita loti nuk i shihet. Paçka edhe nëse qan e bërtet me të madhe them shpesh. Kulla u shemb për ne e nëna ime as edhe një zë nuk e lëshon, as edhe kur erdhi babai me plumb në ballë. Unë qaja, bërtitja pa nda sikur fëmijët 5 vjeçar edhe pse sot i kam të 14 –ta.

Unë jam ajo vajza që fola për heroin tim, atë ditë kur të gjithë më shikonit. Ama ju ndoshta nuk e dinit që babai im ishte edhe në të gjallë heroi im. Për atë qava kur fola dhe kur i thash lamtumirë.

Kisha dëgjuar dhe lexuar se si Drenica u dogj flak gjatë luftës, kisha par dokumentare për fëmijët e vrarë, për baballarët që u dogjën të gjallë në shtëpitë e tyre nga forcat serbe. Më kuptoni tani e kam në shpirt dhe po ndjejë se neve na morën diçka nga zemra e që nuk po kam fuqi ta shpjegoj. Të lexosh, të dëgjosh qenka ndryshe. Tani që më preku shpirtin ju të tjerët që i keni baballarët nuk e kuptoni. Ju mund të flisni, mund të shkruani por shpirtin e keni të qetë.

Atë ditë kur babin e pash të shtrirë mu dukë që toka u nda në dysh. Prandaj kam frikë nga paqja. Nuk e dua këtë paqe që ma mori babanë. Them të drejtën unë doja që heroin tim ta kisha të gjallë e jo te vdekur. Ai ishte babai im më kuptoni. Ai më ledhatonte faqet, më puthte çdo mëngjes. Ai këndonte këngë me sharkinë që e la në mur. E kishte amanet nga babai i tij.

E tani kush do të më thotë eja vajza ime, kush do të më këndoj këngën e bareshës çdo mëngjes, kush do të vijë në shkollë e pesat e mija ti shikoj. Unë e desha heroin tim të gjallë buzagaz.

Nuk i dua heronjtë të vdekur në paqe. Heronjtë i dua të gjallë. Ndoshta veç të vdekur janë heronj.

Jam ende e re dhe plot shpresë. E dua jetën. Babai më iku atë mëngjes përskaj Kosovës.

Më kuptoni njerëz ai nuk është më. Dallëndyshja e tij mbeti pa heroin e gjallë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.