Ish-komandanti Salih Mustafa-Cali, është dënuar me 26 vjet burg nga Gjykata e Hagës. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili ka qenë komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, ka thënë se ai beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.
Postimi i tij:
Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!
Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi!