DYLON

Alban Hyseni: Nëna Stane – Nëna e Ushtarëve të UÇK-së

Alban Hyseni: Nëna Stane – Nëna e Ushtarëve të UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se lufta për liri gjithmonë ka qenë e lidhur me sakrifica të mëdha dhe figura të paharrueshme të heronjve dhe heroinave, shumë prej të cilëve mbeten të panjohur për publikun e gjerë.

”Nëna Stane është një simbol i jashtëzakonshëm i sakrificës dhe guximit. Në shtëpinë e saj janë strehuar dhe ushqyer qindra luftëtarë të UÇK-së, përfshirë tre komandantë të zonave operative. Nga duart e saj të bekuara kanë kaluar edhe gjashtë dëshmorë të kombit, që sakrifikuan jetën për lirinë e atdheut”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Ai shtoi se kontributi i saj i heshtur, por i jashtëzakonshëm, është një shtyllë e luftës për bashkimin dhe lirinë e shqiptarëve.

“Nëna Stane është një heroinë e gjallë, një burim frymëzimi dhe krenarie kombëtare që meriton nderimin dhe mirënjohjen e përhershme”, ka thënë, i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.