DYLON

Gjest human e shembullor i një njëmbëdhjetëvjeçareje – gjen para dhe i dorëzon në polici

Gjest human e shembullor i një njëmbëdhjetëvjeçareje – gjen para dhe i dorëzon në polici
Avatar photo Redaksia

Një fëmijë nga Ferizaj, Lira Zhinipotoku 11 vjeçare, para një objekti banesor në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj e ka gjetur një portofol me një shumë të caktuar të të hollave.

Ajo në prezencë të prindit të saj, menjëherë paratë e gjetura i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

EkoHigjiena

Portofoli i përkiste qytetarit B.H (M/K) i moshës 42 vjeçar nga Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 99.22 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së .

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar Lira Zhinipotokun, njëkohësisht i ka dëshiruar shëndet dhe suksese në të ardhmen për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë . /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.