DYLON

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj prezanton kandidaten për deputete, Zarife Asllanin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj prezanton kandidaten për deputete, Zarife Asllanin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka prezantuar kandidaten më të re për deputete të kësaj partie, Zarife Asllanin.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i AAK-së, thotë se Asllani është një zë i fuqishëm për gratë.

EkoHigjiena

”Zarife Asllani nga Gjilani përfaqëson jo vetëm vlerat dhe parimet e Aleancës, por sjell edhe një shpirt të pathyeshëm, të gatshëm të luftojë për gratë e Kosovës dhe për një shoqëri më të shëndetshme. Ajo është dëshmi e asaj që mund të arrijë një grua kur i përkushtohet kauzës, familjes dhe vendit të saj”, ka thënë Haradinaj.

Për më tepër ja postimi i plotë i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj:

Sot, në ditën e fundit të Tetorit – muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit – kam kënaqësinë të prezantoj Zarife Asllanin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Jeta e Zarifes është një histori frymëzimi, jo vetëm për gratë që përballen me kancerin, por për të gjithë që kërkojnë forcë për të tejkaluar vështirësitë.

Si aktiviste e hershme dhe e palodhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zarifja ka qenë gjithmonë një shtyllë mbështetëse për organizatën dhe një zë për ndryshim. Ajo ka bashkuar me sukses aktivitetin politik me angazhimin e saj të paepur në luftën kundër kancerit të gjirit.

Zarife Asllani nga Gjilani përfaqëson jo vetëm vlerat dhe parimet e Aleancës, por sjell edhe një shpirt të pathyeshëm, të gatshëm të luftojë për gratë e Kosovës dhe për një shoqëri më të shëndetshme. Ajo është dëshmi e asaj që mund të arrijë një grua kur i përkushtohet kauzës, familjes dhe vendit të saj.

Me Zarifen Kuvendi i Kosovës, fiton një zë të fuqishëm që njeh sakrifikën dhe nuk ndalet së luftuari për atë që beson. Prania e saj në parlamentin tonë do të jetë një fitore për të gjithë qytetarët që aspirojnë për një shoqëri të shëndetshme dhe për një të ardhme më të mirë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.