DYLON

Haradinaj: Është e papranueshme që kjo pjesë e ndjeshme e shoqërisë sonë përballet me neglizhencë nga institucionet

Haradinaj: Është e papranueshme që kjo pjesë e ndjeshme e shoqërisë sonë përballet me neglizhencë nga institucionet
Avatar photo Redaksia

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Gjilan, ka qëndruar sot edhe në Shoqatën Hendikos, ku ëshët takuar me drejtuesit dhe përfaëqsuesit e kësaj shoqate.

Ai vlerësoi pritjen e përzemërt në Shoqatën Handikos nga menaxheri i saj Fatmir Shurdhani, ku qëndroi i shoqëruar edhe nga kryetari i Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica e kolegë të tjerë.

EkoHigjiena

Haradinaj tha se takimi me këta njerëz të mrekullueshëm e plot ide ishte shumë frytdhënës dhe se z, Shurdhani e informoi hollësisht për situatën e personave me nevoja të veçanta, duke përfshirë aspektin ligjor.

“Është e papranueshme që kjo pjesë e ndjeshme e shoqërisë sonë, përballet me neglizhencë nga institucionet. Ligji aktual, e po ashtu edhe skemat aktuale pensionale dhe sociale nuk reflektojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve e as koston reale të jetesës, veçanërisht atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit. Programi ynë parasheh përmirësimin e bazës ligjore për personat me nevoja të veçanta, si dhe rritje 50% në të gjitha skemat pensionale dhe sociale”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.