Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur ta sfidojë kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi në xhudo.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri, Driton Kuka nëpërmjet një fotografie në Facebook.
“Motivimi i së shtunës. Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin tonë dhe kampionen olimpike. Trajner krenar.”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Kjo është hera e parë që Haradinaj bën xhudo me kampionen Majlinda Kelmendi, ndërsa nuk dihet nëse kjo ishte vetëm një vizitë respekti apo mund të kenë ndonjë projekt me ish-kreun e ekzekutivit.