DYLON

Haradinaj: Zhgënjyes dhe dëshpërues ritmi i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan!

Haradinaj: Zhgënjyes dhe dëshpërues ritmi i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan!
Avatar photo Redaksia

“Në autostradën që e filluam gjatë qeverisjes sime më 2018, me gjatësi prej 22.3 km dhe e ndarë në 8 llote, në vetëm 19 muajt e parë të projektit, kanë qenë të përfunduara 47% e punimeve. Me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve tona, ky projekt do duhej të përfundonte në 2021”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj,

Ai shtoi se pazotësia e qeverisë aktuale, këtë projekt e ka sjellur në gjendje të mjerueshme.

EkoHigjiena

“Punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar. Kjo përbuzje nga pushteti qendror është e pafalshme. Qeveria aktuale jo vetëm që ka ndërprerë shumë projekte të filluara nga ne, por edhe ato që po vazhdojnë po kryhen me cilësi të dobët”, ka thënë tutje Haradinaj, i cili sot ka qëndruar në Komunën e Gjilanit.

Sipas të parit të AAK-së, më 9 shkurt, është mundësinë të zgjedhim një qeverisje të re që do t’i japë Kosovës zhvillimin që meriton.

“Me AAK-në në pushtet, Gjilani do të rikthehet në qendër të investimeve dhe projekteve kapitale”, ka thënë haradinaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.