Lakra është e dobishme për shëndetin. Lakra është e pasur me vitaminën C, e cila ka rëndësi të madhe në preventivë ndaj viruseve dhe ftohjes.
Lakra është perime me vlerë të lartë biologjike dhe vlerë të ulët kalorike (24 kal në 100 g), ndërsa mesatarisht përmban: 92.52 për qind ujë; 1.21 për qind proteina; 0.18 për qind yndyrë dhe 2.3 për qind fibra dietetike.
Pra. lakra më së shumti përmban vitaminë C (42 mg në 100 g) dhe beta-karotinë, e më pas vijnë mineralet: kaliumi, hekuri, magnezi, sulfuri dhe bakri. Sasitë e ulëta të natriumit dhe raporti i mirë i kalciumit dhe fosforit sigurojnë shfrytëzim maksimal të kalciumit në organizëm.
Po ashtu rekomandohet në ushqimin e personave që kanë probleme me tretjen e ushqimit, pasi është e pasur me celulozë, pastruesin natyral të organizmit.
Përndryshe, një gotë me lëng nga lakra e freskët është bar për lukthin, por edhe për humbjen e kilogramëve të tepërt, pasi përbën acide, të cilat ngadalësojnë shndërrimin e sheqerit dhe karbohidrateve në yndyrë.