Përflitet se më mirë është që BESA të shkrihet në ASH-në e Selës!

Përflitet se më mirë është që BESA të shkrihet në ASH-në e Selës!

Pas humbjes së thellë që pati Lëvizja BESA e cila arriti të fitojë vetëm një komunë rurale, përflitet se më mirë është që BESA, të shkrihet në ASH-në e Selës, për të qenë një opozitë e mirë dhe e shëndosh.

Edhe lideri i kësaj Lëvizje, Bilall Kasami pas humbjes për tu arsyetuar kërkoi që të mbahen zgjedhjet parlamentare duke i mbajtur aktivsitët që mos të ikën në partinë e Selës.

“Pas kësaj dite nuk ka më BDI, ka një degë shqiptare të LSDM. Lirisht mund të konstatojmë se fitues absolut real dhe moral jemi ne nga ASH dhe BESA. Kërkojmë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që ta përdëftojmë vullnetin tonë. Ne koalicioni ASH dhe BESË e kemi mundur gjithkund, por ishte LSDM që e ndryshoi rezultatin në favor të degës së saj. Mirupafshim në zgjedhjet parlamentare”, tha Kasami pas humbjes së thellë nga Teuta Arifi e cila do të shkruhet në histori si kryetare që fitoi dy mandate në Tetovë

Ndryshe BDI ka fituar në 10 komuna, ASh në 3, PDSH në 1 dhe Lëvizja BESA në 1 komunë.

BURIMI: TetovaSot

KOMENTE