DYLON

Një muaj paraburgim të pandehurës A. S. e cila dyshohet se privoi nga jeta foshnjën e saj

Një muaj paraburgim të pandehurës A. S. e cila dyshohet se privoi nga jeta foshnjën e saj
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurës A. S..

E pandehura A. S., shtetase e Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me datë 27.10.2017, ka privuar nga jeta foshnjën e saj gjatë lindjes apo pas lindjes, gjithashtu është munduar të fshehë kryerjen e kësaj vepre.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjeve gjatë lindjes, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.