Portieri i Kosovës, Arijanet Muric s’do të jetë pjesë e Manchester City sezonin e ardhshëm.
Guardiola ka vendosur që ta huazojë te një klub për të fituar më shumë përvojë dhe shpreson të jetë për një klub në Premierligë, raporton ‘The Sun’.
Muric, është vetëm një ndeshje larg fitimit të trofeut të dytë me Manchester City këtë sezon.
Reprezentuesi kosovar edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë minutë në Premierligë, do t’i takojë medalja, në rast se Manchester City shpallet kampion në ndeshjen e fundit për sezonin 2018/19, ku i duhet vetëm fitorja ndaj Brighton – takim ky që zhvillohet të dielën.