Edhe një skuadër angleze pas portierit të Kosovës

Edhe një skuadër angleze pas portierit të Kosovës

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës.

Në fakt Muric do të largohet si huazim nga Manchester City për të pasur sa më shumë hapësira tek një skuadër tjetër.

Nottingham Forest është skuadra më e interesuar për ta marrë në huazim portierin nga Kosova.

Por, së fundmi në garë për Muricin është futur edhe një skuadër tjetër nga kampionati anglez. Preston është skuadra e re që është futur në garë për t’i siguruar shërbimet e Muric.

20-vjeçari po kërkohet në huazim nga Preston që i ka premtuar minuta të plota reprezentuesit kosovar.

I sigurt është vetëm largimi i Muricit si huazim nga City, por jo edhe skuadra e tij e ardhshme pasi përveç Nottingham e Preston, Muric po ndiqet edhe nga disa skuadra elitare në Holandë.

KOMENTE