Kf.Gjilani e ka përmbyllur sezonin vjeshtor në pozitën e gjashtë, ndërsa përgatitjet për sezonin pranveror po i realizon në Shqipër, Durrës.
Ekipi kuq e bardh nga Gjilani po vijon përgatitjet parasezonale me ritëm të lartë punën, ku gjithcka po shkon sipas planifikimeve nga shtabi teknik i skuadrës.
Sot ata mbajtën dy seanca stërvitore, ku pos ushtrimeve fizike të udhëhequra nga trajneri kondicional, ekipi vijoi gjithashtu me ushtrime taktiko-teknike dhe lojë me top, të cilat u drejtuan nga trajneri Sedat Pajaziti.
Sipas njoftimit zyrtarë të klubit, gjendja e futbollistëve është stabile dhe në harmoni brenda ekipit.
“Atmosfera është pozitive,ku vërehet dëshira dhe motivi i tyre për punë gjatë kësaj kohe, që ekipa po përgaditet për pjesën pranverore të edicionit të sivjetëm në Ipko Superligë”, thuhet ne publikimin e fundit të klubit.
Gjilani pasditën e sotme do të vazhdoj me stërvitjet e rregullta, kurse ditën e nesërme përpos stërvitjeve të mëngjesit, në agjendën e kuq e bardhëve është edhe ndeshja kontrolluese kundër ekipit nga Mitrovica,Trepça 89′, që fillon nga ora 14:00 dhe zhvillohet në kompleksin “Tropical” në Durrës.
Elife Sherifi