DYLON

SC Gjilani në gjysmëfinale – Dabiqaj si Haaland!

SC Gjilani në gjysmëfinale – Dabiqaj si Haaland!
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës me fitoren e thellë ndaj Trepçës ‘89, (1-5), dhe që të gjitha golat për gjilanasit i ka shënuar kapiteni Albert Dabiqaj.

Ditë më parë, në ballafaqimin e Ligës së Kampionëve Manchester City mundi Leipzig-un 7:0 dhe lojtari Erling Haaland dhuroi spektakël duke shënuar pesë gola, e  mund të shtrohet lehtë pyetja se a mund të jetë motivuar kapitenin gjilanas Albert Dabiqaj nga kjo, pasi ai e ka detyruar gardianin e skuadrës Trepça ‘89, ta nxjerrë topin nga porta e tij, plotë pesë herë, në ballafaqimin e çerekfinales që SC Gjilani e zhvilloi në Mitrovicë, kundër skuadrës së “minatorëve” .

EkoHigjiena

Sidoqoftë, pa e ekzagjeruar me paralele të tilla, ajo që  është e rëndësishme për skuadrën kuqebardh, është fakti se me këtë fitore është edhe më afër këtij trofeu që ia mundëson edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

SC Gjilani gjysmëfinalen e sigurojë me golat e mesfushorit Dabiqaj, deri sa golin e vetëm për vendësit e shënoi Ardian Muja.

E kur jemi te faza çerekfinale e garës për Kupën e Kosovës në futboll, nga ballafaqimet e ditës së sotme, tani më dihen që të katër gjysmëfinalistë.

Krahas Gjilanit, gjysmëfinalistë të tjerë, janë edhe Prishtina që mundi Ballkanin (2:0), Llapi që mundi Malishevën edhe atë pas penalltive (6:5), pasi në lojën e rregullt rezultati ishte i barabartë (2:2),  si dhe Vushtrria, skuadër kjo e Ligës së Parë, që e eliminoi skuadrën e Ligës së Dytë, Beharin, pas fitores me rezultat 1:0.

Përndryshe, në gjysmëfinale do të zhvillohen nga dy ndeshje, me sistem vajtje-ardhje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.