Në konferencë ne radhës të FC Dritës, para ndeshjes që ka me skuadrën Trepça ’89, pptimist dhe kërkues u shpreh edhe futbollisti i skuadrës bardhekaltër, Ilir Blakçori.
“Ndeshja me Trepçën do të jetë mjaft e vështirë është kundërshtar jashtëzakonisht i papërshtatshëm. Ne e kemi përgatitur ndeshjen, kemi analizuar gjatë javës dhe shpresoj që nesër të na shkoj gjithçka mirë e ta fitojmë këtë sfidë”, tha Blakcori.
Ai tha tutje se konkurrenca të bënë më të fortë, të fokusuar në ndeshje dhe kërkues, prandaj duhet të marrin anët pozitive dhe ta shfrytëzojnë për të mirë deri në fund.
Për fat sportiv dhe vazhdueshmëri të rezultateve uroj dhe shpresoj edhe futbollisti Blakçori,
“Ne kemi hyrë që nga fillimi me synim titullin, shpresoj të na shkojë mirë deri në fund, të mos kemi lëndime, shpresoj që jemi në rrugën e duhur dhe ta mbyllim me titullin kampion”, ka përfunduar Blakçori.
Për ndeshjen e nesërme do të mungojnë Muharrem Jashari dhe Almir Ajzeraj, kurse do të kthehen Hamdi Namani dhe Almir Kryeziu. /2LONLINE/