DYLON

U hodh shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës, SC Gjilani udhëton në Mitrovicë për ballafaqim me Trepçën ‘89

U hodh shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës, SC Gjilani udhëton në Mitrovicë për ballafaqim me Trepçën ‘89
Avatar photo Redaksia

Sot është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Të pranishëm në short krahas anëtarëve të Komisionit të Garave ishin edhe anëtari i KE-së, Naser Ajeti, si dhe përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Ky rreth sjellë ndeshje mjaft interesante. FItuesi i edicionit të kaluar, Llapi do të ketë punë me Malishevën në “Zahir Pajaziti”, derisa Prishtina do të luajë si vendase përballë kampionit në fuqi të Superligës, Ballkanit. Përballje joshëse pritet edhe në duelin Trepça’89-Gjilani, që do të luhet në “Riza Lushta”, teksa skuadra e Vushtrrisë ishte me fat në short, ngase si kundërshtar do të ketë skuadrën e Ligës së Dytë, Beharin, njofton FFK.

EkoHigjiena

Ndeshjet e fazës çerekfinale zhvillohen më 15 mars.

Çiftet e çerekfinales

Trepça’89 – Gjilani
Llapi – Malisheva
Vushtrria – Behari
Prishtina – Ballkani

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.