DYLON

Pretendentët për titull barazojnë

Pretendentët për titull barazojnë
Avatar photo Redaksia

Edhe Drita edhe Ballkani, dy skuadra këto pretendente për titull kampioni, i kanë zhvilluar sot takimet e tyre të javës së 28-të, të Superligës së Kosovës në futboll, e para ndaj Trepçës ’89 dhe i dyti ndaj Malishevës dhe që të dyja këto takime kanë përfunduar me barazime.

Pra, kjo javë ka sjell dy barazimet dhe ndarje të pikëve, Drita – Trepça ’89 (1:1) dhe Ballkani  – Malisheva (2:2).  

EkoHigjiena

Takimi në Gjilan u zhvillua në stadiumin ndihmës me bari sintetik, ku skuadra e Dritës nuk ia arrit të bëjë diç më tepër përveç se të arkëtojë vetëm një pikë. Golat në këtë takim i realizuan Krasniqi nga penalltia  për t’i kaluar vendësit në epërsi, dhe Fazliu për mysafirët për të barazuar rezultatin.

Të dy golat u shënuan në pjesëlojën e parë (12’ dhe 24), dhe që doli të jenë edhe golat e vetëm në këtë takim.

Ndërsa në takimin tjetër, Ballkani poashtu barazoi, anise deri në minutën e 88-të kishte epërsinë 2:0 (golat u realizuan në minutat 60’ dhe 86’, përmes Harmon dhe Kuc). Mysafirët duket se fundi i këndelli për së mbari dhe me dy realizime, barazuan dhe morën një pikë.(min 88’ dhe 90+4’, përmes Sobowale dhe Maliqit).

Tani renditja tabelare nuk ndryshon në dy vendet e para, Drita është liderë me 56 pikë, ndiqet pas nga Ballkani me 55, duke lënë të hapur, por edhe të paqartë gjithçka rreth titullit kampion.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.