Kf.Gjilani po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e rradhës kampionale ku të premten do të ballafaqohen me skuadrën e Liri-së në Prizeren.
Ushtruesi i detyrës së kryetrajnerit, Alban Hyseni, ditën e sotme vijoi punën e tij së bashku me futbollistët e skuadrës, ku po përgaditen maksimalisht për duelin e xhiros së 20, në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Gjendja e futbollistëve është mjaft stabile dhe përvec Jeffesron Lopes, i cili ka pësoi një lëndim të lehtë në duelin kundër Flamurtarit, pjesa tjetër ishin prezent në stërvitjen e sotme të kuq e bardhëve.
“Gjendja e Jefferson është stabile dhe ai sot punoi i veçuar nga grupi, ai nuk pritet të mungoj në duelin e së premtes kundër skuadrës prizerenase Kf.Liria, dhe se nga nesër, Lopes, do të bashkangjitet stërvitjeve grupore. Gjilani stërvitjet do ti vijoj edhe mesditën e nesërme në lokacionin e njejtë.”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.