Pas protestave dhe negociatave të shumta, në Gjermani u vendos rritja e rrogës për shumë kategori punonjësish. Pagat janë rritur me 8% për punonjësit në mjekësi, shkolla.
Rreth një milion punonjës të sektorit publik në 15 lande të Gjermanisë do të kenë më së paku 240 euro bruto më shumë. Marrëveshja shmangu valën e re të grevave në kopshte për fëmijë, në shkolla dhe në fusha të tjera të sektorit publik.
Ekspertët mendojnë se kjo rritje ka të bëjë në radhë të parë me përpjekjet e autoriteteve për të shtuar atraktivitetin e këtyre profesioneve, sepse Gjermania po përballet me mungesë shumë serioze të fuqisë punëtore në disa shërbime publike.
Nga marrëveshja duhet të përfitojnë rreth 2,3 milionë punonjës të shërbimeve publike dhe ish-punonjës të cilët tani janë në pension.