DYLON

Gjilani me përgatitje intensive për duelin me Llapin

Gjilani me përgatitje intensive për duelin me Llapin
Avatar photo Elife Sherifi

Kf.Gjilani e pret në shtëpi Kf.Llapin në kuadër të javës së 21-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Njëri nga pretendetët për titull, Llapi, udhëton të mërkurën për në Gjilan ku do të takohet me Gjilanin. Llapi vje pas fitores së madhe ndaj rivalit tjetër për titull Prishtinës, ndërsa Gjilani kishte barazuar në 1:1 në Prizren ndaj Lirisë.

Gjilani kanë pushuar vetëm një ditë pas këtij takimi, masi menjëherë kanë nisur përgatitjet intensive për duelin me Llapin.

EkoHigjiena

“Stërvitja e sotme filloi me nxemje të lehtë, ku trajneri kondicional i skuadrës vazhdoi punën me futbollistët me disa ushtrime fizike.Skuadra stërvitjen e vazhdoi me lojë me top dhe me konkretizim para portës.Në seancën e sotme stërvitore mungoi vetëm Hadzibulic, ku prej ditës së nesërme ai pritet ti bashkangjitet skuadrës, kurse pjesa tjetër e futbollistëve ishin prezent në treningun e sotëm”, thuhet në njoftimin zyrtarë të klubit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.