Sot, ministri i mbrojtjes Armend Mehaj priti në vizitë ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Joszef Bencze, i cili më këtë rast i uroi detyrën e ministrit të mbrojtjes.
Ambasadori Benceze e vlerësoi bashkëpunimin e deri tashëm si shumë të mirë në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Hungarisë, duke shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim në të ardhmen të thellohet edhe më shumë në fushat me interes të përbashkët.
Ministri Mehaj e njoftoi mysafirin me zhvillimet e deri tashme në Ministri dhe FSK, duke e njoftuar për objektivat dhe prioritet që ai ka si ministër i mbrojtjes.
Po ashtu ministri Mehaj vlerësoi lartë kontributin e Hungarisë si në angazhimet në KFOR Kosovë dhe bashkëpunim dypalësh të deri tashëm në me të dy ministrive si dhe bashkëpunimin e mirë në mes të FSK-së dhe ushtrisë së Hungarisë, me përkushtimin që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në interes të dy vendeve, në interes të sigurisë së përbashkët në rajon dhe me gjerë./2LONLINE.com/